Lëviznin pa maska në rrugë, gjobiten 47 persona. Ndëshkohen 12 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00

19/01/2021 - 15:53

U konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, ndëshkohen më masë administrative 473 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 473 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kamerat e sigurisë kanë zbardhur intinerarin e autorit të vrasjes së 66-vjeçarit Behar Sofia.

Një ditë më parë, në zonën e Laçit u kryen kontrolle të shumta nga RENEA, Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe efektivët e Poli

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur mëngjesin e djeshëm në afërsi të Piramidës në Tiranë.

Pjesa e parë e ditës së premte në vendin tonë do të vijojë të jetë me kthjellime në të gjithë territorin.

Tjetër humbje nga radhët e bluzave të bardha për shkak të Covid-19.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se ndodhet prej dy ditësh në Bejrut për të diskutuar për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Si

Ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës, në një zonë shumë të mbrojtur, për gazetarin Artan Hoxha ës

2 muaj më pas, më 25 prill, shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit dhe forcën polit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 21 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 986 raste t