Ligji për ndalimin e makinave të vjetra, ç'do ndodh me ata që i kanë blerë rishtazi

23/09/2018 - 11:09

Duke nisur nga data 1 janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim. Në ditën pa makina, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar këtë projektvendim. Sipas ministrit projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019.

Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen. Ministri Klosi theksoi se kjo nismë bëhet në mbështetje të shëndetit të qytetarëve, pavarësisht kundërshtimit nga grupe të caktuara interesi si komuniteti i menaxhimit të biznesit, ata që merren me riparimin e makinave të vjetra dhe shitësit e karburantit.

“Në radhë të parë ne flasim për shëndetin dhe kur bëhet biseda për shëndetin nuk ka nevojë që të bësh asnjë bisedë tjetër, kur flitet sesa shumë janë shtuar problematikat e sëmundjeve në vetëm vitet e fundit në vendin tonë që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat në vendin tonë. Nga viti 2012 në 2015 sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ne kemi 23% më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja. Dhe për këtë ne duhet të marrim veprime drastike për të kufizuar ndotësit dhe prandaj marrim këtë mekanizëm drastik, sepse duam që të reduktojmë në maksimum ndotjen e ajrit”, deklaroi ministri. Klosi dha shembullin e Kosovës, si një ndër vendet që e ka futur këtë kufizim. Sipas të dhënave, mosha mesatare e makinave në Shqipëri është 20 vjet, çka shton kostot e mirëmbajtjes dhe të karburantit. “Në qoftë se një qytetar kërkon të blejë një makinë, me ato pak lek që ka, të mos blejë një makinë me emër të madh që ka bërë 200 mijë km, që konsumon karburant 5 herë më shumë, që për dy vjet e çon për skrap, por të përpiqet të ketë një makinë të normave me kapacitet më të vogël, me po ato para që ta mbajë 7-8 vjet, të konsumojë çdo ditë 1 të tretën e karburanti dhe në fund atë makinë edhe e tregton”,-tha Klosi. Ministri u kërkoi ndërkohë koncesionarëve të makinave që të orientojnë tregun me makina më të përshtatshme edhe në çmim, për qytetarët e thjeshtë.

Ulja e TVSH-së

Në ditën pa makina, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka bërë të ditur gjatë një takimi me distributorët e automjeteve projektligji ka dy pika kryesore. E para është ndalimi i importit të makinave të vjetra mbi 10 vjet. Elementi i dytë është ulja e TVSH-së për automjetet e reja në 10% nga 20% që është aktualisht, duke i bërë ato më të lira. Klosi tha se kjo masë merret për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e banorëve dhe synon edhe reduktimin e ndotjes që shkaktohet nga karburantet. Klosi tha se makinat e vjetra që qarkullojnë sot nuk do të dalin nga tregu, por do u jepet kohë që të përshtaten. E njëjta gjë do të bëhet edhe për automjetet që janë importuar dhe që janë stok, pra nuk janë targuar akoma. Klosi tha se janë rreth 60 mijë automjete të tilla, të cilave do u jepet një afat prej 4-5 muaj që të targohen. Nisma e fundit e qeverisë gjeti dhe mbështetjen e distributorëve, të cilët e cilësuar një hap në drejtimin e duhur./GSH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar.

Këtë të shtunë, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta, por vran

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Në kuadër të “Javes Europiane të Lëvizjes”, Bashkia Shijak në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat zhvilluan aktivitete të ndryshme sensi

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit.

Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta.

Ditën e fundit të shtatorit, në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, të gjithë të interesuarit do të mund të ndjekin një spektakël nd

Specialistët e krimit ekonomik kanë shoqëruar në polici për t’i marrë në pyetje 9 punonjës të Kadastrës së Durrësit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, ka pritur në takim një delegacion të Ambasadës së Shteteve të