Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Lihen në burg të arrestuarit për kokainën e kapur në portin e Durrësit

13/04/2021 - 11:11

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Erion Petin dhe Klaudio Xibrakun, administratorë të kompanisë, në kontenierin e së cilës u kap 143 kg kokainë në port.

Të dy të arrestuarit, të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin, kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës. Gjatë seancës ata kanë deklaruar se kanë porositur vetëm banane, pa pasur dijeni që në konteiner ka pasur lëndë narkotike. 

"Nuk kemi asnjë lidhje me drogën. Ne kemi porositur vetëm banane dhe nuk kemi pasur asnjë ide që brenda në kontejner ka pasur lëndë narkotike", kanë thënë ata.

Dyshohet se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.

Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në tavanin e kontenjerit e ndarë në 200 pako të mbështjella me natriban dhe me mbishkrime përcaktuese si dhe me fotografinë e trafikantit Pablo Escobar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lagje e re pritet të nisë të ndërtohet në Ishëm, për personat e mbetur pa shtëpi nga tërmeti.

Ministrja Ogerta Manastirliu njofton se tashmë në Shqipëri numri personave që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit, ka shkuar në 600 mi

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar 57 raste poziti

Një tragjedi ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani i Kosovës, me banim në Gjirin e Lalëzit.

Qendra Spitalore Universitare ka reaguar pas ndarjes nga jeta të tre familjarëve nga Gjilani si pasojë e helmimit.

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gjirin e Lalzit, ku një familje me tre anëtarë nga Gjilani i Kosovës humbën jetën pasi konsumuan kërpu

Kjo është shtëpia e familjes Haliti në Gjirin e Lalëzit, ku ata po qëndronin prej ditësh.

Policia e Durrësit ka zbuluar një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një shtëpi të marrë me qira.

Kjo është fotoja e fundit e familjes Haliti nga Kosova, Elfetja, Afrimi dhe Ferzinaze humbën jetën si pasojë e konsumimit të kërpudhave t

Mot i kthjellët me vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së diel.