Bledar Toçi, shefit të sigurisë së brendshme të burgut të Durrësit, iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” për vrasje me dashje.

Bledar Toçi, i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit, iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e spitalit të Durrësit, aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi gjatë ngjarjes mbeti edhe vetë mbeti i plagosur.

Në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura për mediat, 36-vjeçari nuk ka folur, por nëpërmjet avokatit të tij Luan Mansaku, ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në kushtet e vëtëmbrojtjes.

Avokati sqaron se fillimisht kundrejt Bledarit, Dritan Haxholli ka qëlluar dy herë, ndërsa në kushtet e vetëmbrojtjes ai ka qëlluar më pas mbi 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Për këtë ai ka kërkuar një mase sigurimi më të lehtë, arrest shtëpie, por që nuk është marë parasysh nga trupi gjykues duke e lënë në burg. Avokati mbrojtës tha se do ta apelojnë vendimin, ndërsa akuza e dytë ajo e trafikim dhe shitje e lendeve narkotike ende nuk është sqaruar. 

Arrestimi i Toçit erdhi pas ngjarjes që ndodhi brenda në shtëpinë e Marsides Qatjas, aty ku u vra Dritan Hoxholli dhe mbeti i plagosur vetë efektivi i burgut.

Edhe Marsida Qatja, e cila dyshohet se është shkaku për krimin e pasionit, ka deklaruar se Dritan Haxhollit iu bllokua kallashnikovi pasi në të kundërt ai do të vriste të gjithë. Reagimin e Bledar Toçit, të cilin thotë se e ka mik, e konsideron heroik dhe në media deklaroi se “ai duhet të ngrihet në detyrë”.