Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur t'i kalojë kompetencën për gjykimin e Izet Haxhisë, Gjykatës së Lartë.

Krimet e Rënda vendosën të mos ndryshojnë masën e sigurisë ndaj Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, duke lënë në fuqi masën "arrest me burg" derisa të shprehet Gjykata e Lartë.

Pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi moskompetencën për rigjykimin e Izet Haxhisë, Gjykata e Tiranës vendosi më 20 shtator ti kalojë dosjen e tij Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Tiranës argumentoi se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet Haxhia është në kompetencën e Krimeve të Rënda.