Policia Bashkiake vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën turistike të qytetit të Durrësit, në Plazh.

Në një postim në rrjtete sociale, kryebashkiakja Emiriana Sako iu bën thirrje subjekteve që t’i lirojnë vetë hapësirat publike, pasi sipas saj duhet të ndërgjegjësohen që janë pronë e të gjithë qytetarëve.

POSTIMI I SAKOS

Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme në zonën e plazhit.

Bashkia e Durrësit ka synim që të krijojë ambiente të pastra e të rregullta kudo.

I bëjmë thirrje subjekteve që ti lirojnë vetë hapësirat publike pa qenë nevoja e ndërhyrjes së policisë bashkiake pasi duhet të ndërgjegjësohemi që hapësirat publike janë pronë e të gjithë qytetarëve.