Lirimi me kusht i dy anëtarëve të bandës së Durrësit, ILD nis inspektimet

17/02/2020 - 19:15

Pas lirimit të dy ish- anëtarëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit, ILD ka filluar inspektimet në disa gjykata dhe prokurori. Dokle dhe Sulejmani u liruan nga Gjykata e Krujës dhe ajo e Fierit. Ndërkohë, ILD bën me dije në njoftim se po inspekton të gjitha trajtimet e kërkesave për lirimet me kusht nga 1 janari i 2017 deri në 31 janar 2020.

Sipas njoftimit të ILD, “Kryerja e këtij inspektimi ka për qëllim identifikimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht”, analizimin e procesit të administrimit dhe trajtimit të tyre nga ana e administratës gjyqësore, sigurimin e dokumentacionit përkatës, si dhe analizimin e tij me qëllim evidentimin e problematikave, të cilat mund të lidhen jo vetëm me çështje, të cilat kanë të bëjnë me mirëadministrimin apo cilësinë e dhënies së drejtësisë, por edhe me veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat kanë sjellë si pasojë mosarsyetimin e vendimeve gjyqësore apo mosrespektimin e rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural dhe material.”

NJOFTIMI I INSPEKTORIATIT TË LARTË TË DREJTËSISË:

Në vijim të komunikimit publik të datës 08 Shkurt, si dhe duke marrë shkas nga njoftimet në media apo interesit të vazhdueshëm të opinionit publik, lidhur me veprimet e kryera së fundmi nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sqarojmë se Inspektori i Lartë të Drejtësisë në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore ka iniciuar kryerjen e një inspektimi tematik pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, gjykatave të apelit, si dhe të zyrave të prokurorive pranë tyre, mbi trajtimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht” për periudhën kohore 01.01.2017 – 31.01.2020.

Kryerja e këtij inspektimi ka për qëllim identifikimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht”, analizimin e procesit të administrimit dhe trajtimit të tyre nga ana e administratës gjyqësore, sigurimin e dokumentacionit përkatës, si dhe analizimin e tij me qëllim evidentimin e problematikave, të cilat mund të lidhen jo vetëm me çështje, të cilat kanë të bëjnë me mirëadministrimin apo cilësinë e dhënies së drejtësisë, por edhe me veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat kanë sjellë si pasojë mosarsyetimin e vendimeve gjyqësore apo mosrespektimin e rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural dhe material.

Inspektori i Lartë të Drejtësisë, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e veçantë të këtij procesi, po ndjek me vëmendje zhvillimet më të fundit në këtë drejtim. Përfundimet e kësaj veprimtarie inspektuese do t`i shërbejnë Zyrës së Inspektorit të Larë të Drejtësisë, të marrë masat e nevojshme ligjore me qëllim jo vetëm sigurimin e një trajtimi sa më të drejtë dhe të ligjshëm të këtyre kërkesave, por edhe të sigurojë zbatimin e parimit të ligjshmërisë apo atë të shtetit të së drejtës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.