Lirimi nga burgu i të fortëve/ Nis hetimi i dosjeve të 3 viteve të fundit: Zyrtarët me shkelje do kallëzohen penalisht

15/02/2020 - 16:51

Lirimet me kusht të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë kriminale, janë bërë shkak për nisjen e një hetimi në të gjitha burgjet në vend. News24 mëson se drejtoria e përgjithshme e burgjeve po inspekton të gjitha dosjet e tri viteve të fundit, për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht.

Urdhri i firmosur nga kreu i Bugjeve, Agim Ismaili, u është shpërndarë të gjitha IEVP në vend dhe prej dhjetë ditësh, janë duke u inspektuar dosjet e të dënuarve që kanë përfituar nga lirimi me kusht.

Një burim nga burgjet tha se të gjithë punonjësit që do të gjenden me shkelje, do të kallëzohen penalisht në prokurori. Të dënuarit, të cilët ja kanë dalë të fitojnë lirinë me kusht, kanë marrë në njëfare mënyrë edhe bekimin e zyrtarëve të burgjeve, shkruan BW.

Kjo sepse në raportet dorëzuar në gjykata, për pjesën dërrmuese të të dënuarve, punonjësit e burgjeve I kanë vlerësuar për sjellje shumë të mirë, edhe të dënuarit që paraqesin rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.

Lirimet me kusht janë shndërruar në një shqetësim të madh kohët e fundit dhe për këtë shkak, për këtë shkak Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani tha se do ti ketë prioritet të punës se institucionit që drejton. Kohët e fundit, gjylatat kanë liruar edhe trë dënuar me burgim të përjetshëm, sic janë e Gert Gjenerali apo Endrit Dokle, ky i fundit ish-kreu i një prej fraksioneve të bandës së Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve te fundit janë kryer 3805 testime per persona te dyshuar me Covi

Një ditë e cila duhet të ishte e gëzuar, u kthye në tragjedi për familjen e kryetarit të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka bërë me dije se ka mirëpritur delegacionin turk, pjesë e të c

Çifti hungarez Peter Toth dhe Cecilia Fazekas vizituan për më shumë se dy muaj atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë, duke i d

Ka rënë në prangat e policisë një 57-vjeçar në hyrje të pikës së kalimit kufitar Morinë.

Një 16-vjeçar, i cili mbeti i plagosur një natë më parë nga një aksident i ndodhur në Sukth, ka ndërruar jetë në spital disa orë pas përp

Sipas MeteoAlb moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë ku shfaqen vranësira nëpër territor.

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.