Në Manzë, prej ditës së djeshme, kampi ku qëndronin familje të prekura është liruar plotësisht dhe nuk ekziston më si strukturë shërbimi dhe strehimi.

Lajmin e bëri të ditur zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, gjatë pasqyrimit ditor të bilancit dhe të dhënave nga puna e kryer në bashkitë e prekura nga tërmeti.

103 banorët që jetonin në këtë kamp, tashmë janë akomoduar në njësitë lëvizëse të banimit, ndërsa një pjesë e tyre shprehën vullnetin për të qëndruar në çadra pranë shtëpive të tyre përkatëse, tha Voda.

 Në këtë rast, për këta banorë, është garantuar nga strukturat shtetërore pajisja me çadra, shtretër portativë, paketa ushqimore dhe veshje.