Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit (EMRI)

20/01/2020 - 16:15

Gjyqtari Piro Sota i gjykatës së Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, shtetasin Sardian Sulejmani pjesëtar të "Bandës së Durrësit”. 

"Urdherohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier", thuhet në vendimin e gjykatës, i marrë më datë 11 tetor 2019.

"Pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale", thuhet më tej në vendim.

Sulejmani rezulton i dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë, me 25 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë. 

Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale. Kujtojmë që Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, u lirua nga qelia vetëm pak ditë më parë falë vendimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha në Gjykatën e Krujës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte dhe

Gëzim Çela bënte një ecje të përditshme buzë detit në Durrës, deri atëherë kur në shëtitoren bregdetare të qytetit filluan punimet e riko

Ministria e Shëndetësisë informon se në mbrëmje ka përfunduar testimi i pesë rasteve të dyshuara për koronavirusin COVID-19, të cilat kan

Ka ndërruar jetë 45-vjeçari nga Skrapari i cili u soll ditën e sotme në Tiranë për shkak të problemeve të rënda me rrugët e frymëmarrjes.

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavir

Policia Bashkiake e Durrësit bën një apel për të gjithë qytetarët dhe subjektet private, që hedhin mbeturina në mënyrë abuzive.

Pas dorëheqjes nga detyra e drejtorit të Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu ka dhënë detaje nga vendimi i tij.

Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës Përparim Daiu.

Shefja e Poliklinikës së Specialiteteve, Ardiana Hate, thotë për DurrësLajm se bota është përballur me viruse të ndryshëm çdo sezon dimër

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të Anita Jellës, me funksion prokurore/Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë