Liroi të dënuarin përjetë, ILD nis hetimet për gjyqtaren e Krujës, Enkeleja Hoxha

02/06/2020 - 10:55

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.

Gjyqtarja e Krujës është vënë nën hetim nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, raporton "TCH".

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcjellë ankesën e paraqitur nga ana e ministrisë së Drejtësisë pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Ankesa është regjistruar pranë zyrës së ILD me datë 25 shkurt të këtij viti. Në kuadër të shqyrtimit të ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë rezulton se ankesa ka qenë korrekte dhe në këtë mënyrë ka nisur hetimi.

Ministria e Drejtësisë në cilësinë e ankuesit ka parashtruar si rrethana të faktit të shkeljes së disiplinës për lirimin me kusht të të dënuarit Indrit Dokle.

Gjyqtarja e Krujës, e cila ende pa dalë në Vetting, Enkeleda Hoxha, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera.

Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit.

Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një status në Facebook ju drejtohet të gjithë atyre që nuk besojnë në ekzistencën e covid

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i mjekut popullor në Lezhë, bashkë me nipin e tij, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët me

Prokurorja më e re e SPAK, Manjola Kajana, u betua sot përpara Presidentit Ilir Meta.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Durrës ka reaguar në lidhje me pretendimet që u ngritën sot për mungesën e tamponëve.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Durrës, Zija Alhysa, ka dalë sërish përpara kamerave, për të denoncuar mungesën e tamponëve.

Forcat e policisë së Durrësit kanë mbërritur para Prefekturës, ku ndodhet një numër i madh banorësh që po aplikojnë për grantin e rindërt

Me dhjetëra qytetarë nga Durrësi janë mbledhur në dyert e Prefekturës për të aplikuar për përfitimin e grantit të rindërtimit për banesat

Ministria e Shëndetësisë raporton se situata në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë shumë serioze, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur

Tashmë të gjobiturit për shkelje nga policia rrugore mund t'i paraqesin pretendimet e tyre ose ndryshe ankimimet online, pa qenë nevoja p

Pas një hetimi disamujor, finalizohet operacioni policor i koduar "Danubi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndi