“DurrësLajm” po publikon listën e dytë me 1200 qytetarë me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3 në banesën e tyre që do të përfitojnë grantin e rikonstruksionit në bashkinë e Durrësit.

Kjo listë do të miratohet pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Mbledhja, e cila do të mbahet përmes mjeteve të komunikimit elektronik, ka këtë rend dite:

1.Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dytë të  subjekteve përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar  nga e  para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

2.Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative nr.4 dhe nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të  ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.