Këshilli Bashkiak Durrës pritet të miratojë mesditën e sotme listën e 12-të me emrat e përfituesve të grantit të rindërtimit për banesat me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3.

Në listën që do të kalojë për miratim në KB janë përfshirë 241 emra, të cilët aplikuan në muajin dhjetor 2020 për përfitimin e grantit.

Me 1351 emrat e miratuar vetëm 6 ditë më parë, më 14 prill dhe dy listat e miratuara më parë me 806 emra dhe 1896 emra shkon në total 4294 familje që përfitojnë grantet në shumat 100 mijë, 250 mijë dhe 500 mijë lekë të reja.