Mëngjesi i ditës së hënë ka nxjerrë nga izolimi i fundjavës bizneset dhe teksa me shtrëngimin e masavekundër përhapjes së CoVid-19, për njerëzit janë shtrënguar pasi tashmë lejohet që vetëm një person të lëvizë nga shtëpia me leje nga policia, sot është zgjeruar lista e aktiviteteve që do të lejohen të qëndrojnë hapur.

Me vendim të ditës së sotme 30 mars 2020, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri një ndryshim në urdhrin e datës 20 mars “Për mbyllje apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë” ku 3 lloj biznesesh: gomisteri, tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuar dhe shitjet me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës nga dita e sotme do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda fashës së orarit të përcaktuar nga qeveria 05:00-13:00.

Këto biznese  qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Këto biznese, ashtu si dhe të tjerat, duhet të sigurohen që gjatë periudhës që qëndrojnë të hapura në fashën e orarit 05:00-13:00, të respektojnë të gjitha masat e sigurisë dhe ruajtjes së distancës së klientëve në mënyrë që të mos bëhen rrezik apo burim i përhapjes së mëtejshme të infeksionit COVID -19.

Më poshtë, “DurrësLajm” publikon të plotë edhe një herë pas ndryshimeve të fundit, listën e 31 aktiviteteve të mbyllura (nga 34 që ishin më parë) dhe listën e plotë të aktiviteteve që lejohen të qëndrojnë hapur.

S.L.