Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Durrës që do të zhvillohet mëngjesin e sotëm në sallën e qëndrës kulturore Aleksandër Moisiu pritet të miratohet lista me emrat e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe do të përfitojnë shtëpi të re nga Programi i Rindërtimit.

Bëhet fjalë për përfitues në njësitë administrative nr. 1, 2, 4, 5, 6, Sukth, Katund i ri, Ishëm dhe Manëz.

DurrësLajm po publikon më poshtë listat që do të votohen sot në Këshill Bashkiak.