Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës që do të mbahet në mesditë, dy nga pikat e rendit të ditës (pika nr.3 dhe pika nr.15) kanë të bëjnë me miratimin  e listës së familjeve durrsake që do të përfitojnë nga programi i rindërtimit.

Pika nr.3 – PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT/ RIKONSTRUKSIONIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE NR. 1,2,4,5,6,RRASHBULL, SUKTH, KATUNDI I RI, ISHËM DHE MANËZ, BASHKIA DURRËS

Pika nr.15 – PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE NR. 1, 4, 5, 6, RRASHBULL DHE SUKTH, BASHKIA DURRËS

Shtëpitë e këtyre familjeve janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për pjesën më të madhe të tyre është vendosur shëmbja e godinës dhe rindërtimi nga e para. Ndërkohë, për një pjesë të vogël do të bëhet riforcimi i tyre.

DurrësLajm po publikon më poshtë listat që pritet të miratohen sot nga këshilltarët bashkiakë, të ndara sipas njësive administrative. Vihet re se njësia administrative nr.4, Manza dhe Ishmi kanë numrin më të madh të familjeve përfituese nga programi i rindërtimit/rikonstruksionit.