Llalla: Mund të takoj familjen e Shkretajve

27/12/2012 - 09:35

TIRANE- Kërcënimi për marrjen peng të 300 fëmijëve dhe hedhjen e tyre në erë, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Përgjithshme. Përmes një lidhjeje telefonike, Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka theksuar se tashmë institucioni i tij është vënë në dijeni të këtij fakti dhe se kanë nisur të gjitha procedurat e nevojshme për shqyrtimin e dosjes në fjalë. "Menjëherë pas leximit të lajmit në 'Gazetën Shqiptare', meqë unë nuk e njoh mirë si çështje, mund t'ju them se ka nisur shqyrtimi i dosjes së rastit të familjeve Shkreta dhe Llani", - thekson në një lidhje telefonike për "Gazetën Shqiptare", kryeprokurori Adriatik Llalla. 

Ai vë në dukje se, pasi të mbarojë shqyrtimi i çështjes, do të vendoset edhe se cila palë ka të drejtë. "Pas shqyrtimit të çështjes do të vendoset edhe fati i saj. Ne jemi angazhuar maksimalisht për këtë çështje, dhe vetëm kur të jem njohur plotësisht me faktet e dosjes, do të vendosim se cila palë ka të drejtë", - vijon biseda me Kryeprokurorin e Përgjithshëm të vendit. Madje, Llalla nuk përjashton as mundësinë e takimit me pjesëtarët e familjes Shkreta. "Pasi të jem njohur me çështjen, nuk përjashtoj as mundësinë e takimit me pjesëtarët e familjes Shkreta", përfundon biseda e Llallës. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka deklaruar se Amerika do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sis

Përmbyten sërish lagjet e Durrësit. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë kaotike tek lagjja nr.18, afër stadiumit.

Në takimin prezantues të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së, Pirro Vengu dhe kryetares së Bashkisë Durrës, Valbona Sako, u dak

IKMT ka përfunduar aksionin në zonën e “Astirit” për shembjen e banesave të cilat do të preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në Durrës arrin në 10 mijë numri i të prekurve nga diabeti, duke shënuar një rekord negativ për qytetin bregdetar.

Moti i keq që ka përfshirë Durrësin mesditën e kësaj të marte ka shënuar dëme në lagjen numër një të qytetit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka dhënë informacion për objektet, të cilat janë prishur deri tani në zonën e “Astirit”.

Bagazhet e pasagjerëve në fluturimin e së hënës në mesditë të Austrian Airlines janë shoqëruar nga thasët me valutë të huaj të bankave sh

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmakun ndaj të cilit një ditë më parë proku