Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim sot me drejtuesit dhe strukturat e policisë së Lezhës. Edhe në këtë qytet Lleshaj ka dhënë porositë e tij sa i përket krimit dhe marrëdhënieve të policisë me qytetarët.

Ky është takimi i katërt i Lleshajt që pas marrjes së detyrës si zv.ministër i Brendshëm me strukturat e policisë. Më herët ai ka zhvilluar takime në Shkodër, Durrës e Elbasan, disa prej qyteteve të përmendura shpesh për nivelin e lartë të kriminalitetit dhe ky dyshohet se zhvillojnë aktivitetin disa grupe.

Mbrëmjen e kaluar Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.