Policia vijon kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave të cilët vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kështu në Durrës, policia njofton se ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, ndaj shtetasit D.D., 28 vjeç, banues në lagjen nr.18, Durrës.

Në lokalin e tij ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Durrësit bën me dije se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë, deri në ndëshkimin e subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet antiligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Digjital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.