Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.

Dega rajonale ISHSH-së Tiranë kreu në orët e vona të fund javës inspektime për zbatimin e ligjit “antiduhan” në zonën e ish-Bllokut dhe në zona të tjera të qytetit.

“Inspektime gjatë fundjavës edhe në orët e vona.

11 masa administrative në Tiranë në ish-Bllok dhe në zona të tjera të Tiranës për shkelësit e ligjit “antiduhan”.

Përsëritësit dënohen më shumë. 2 masa 600 000 lekë për subjekte që shkelin ligjin në mënyrë të përsëritur.

9 masa nga 300 000 lekë për ata që e shkelin ligjin për herë të parë.”, shkruhet në njoftim.