Lubonja ngre dyshime për një marrëveshje të fshehtë Rama-Basha

25/05/2020 - 18:55

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai tha se ndryshimi i sistemit nuk ndikon shumë në, atë që e quajti problemin kryesor, manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Lubonja foli edhe për një marrëveshje të mundshme të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë cik më të mirë është ok, port ë mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm për të cilin ne kemi nevojë.

Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të clirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë. Pastaj ekziston edhe mundësia që të ketë një narrëveshje maxhorancë-opozitë, e tipit që ikim ne dhe pastaj vini ju…”,- tha Lubonja.

Sa për propozimin e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila ka propozuar për Shqipërinë një sistem të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.

“Po, nga ky propozim krijohet një mundësi më e madhe që të lindë dicka që nuk është nën komandën e bandave dhe kryetarëve të partive por është shumë pak të kesh zgjedhje të lira dhe të pa nëpërkëmbura në Shqipëri”,- tha Lubonja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të diel.

Beton, mungesë gjelbërimi, derdhje e ujërave të zeza në det dhe papastërti përgjatë bregut të detit.

Është rihapur procesi i aplikimit për qytetarët e Durrësit, banesat e të cilëve janë të dëmtuar nga tërmeti, por që në muajin shkurt e pa

Gazetari i njohur sportiv Bujar Qesja ka shkruar një status prekës për ndarjen nga jeta të inxhinierit durrsak Ilir Hoxha, i cili humbi b

Të mërkurën, qeveria shqiptare miratoi shumën prej rreth 2.1 miliardë lekë që do të shkojë për grantet e rikonstruksionit të banesave me

Ka nisur dhënia e granteve për rikonstruksionin dhe riparimin e banesave individuale në Bashkinë Durrës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nën

Mungesa e ndriçimit publik në rrugët e qytetit të Durrësit është kthyer në nxitës të ngacmimeve seksuale dhe grabitjeve.

4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri.

  • Interpol Tirana, Interpol Roma dhe Interpol Parisi finalizuan dy operacione ekstradimi. Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar