Është identifikuar personi që mbeti i vdekur nga përplasja me armë zjarri në Kavajë. Bëhet fjalë për Ramazan Haslliun, rreth 60 vjeç, i cili ka mbetur rastësisht viktimë e ngjarjes.

Dyshohet që Haslliu kishte dalë për të blerë bukën dhe teksa po kthehej për në banesë, është goditur nga plumbat.

Të shtënat me armë kanë ardhur nga dy makina që janë shkëmbyer me njëra-tjetrën.

Aktualisht raportohet për pesë persona të plagosur, të cilët janë transportuar fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.