“Lufta” për përgjegjësitë e grabitjes në Rinas, Krimet e Rënda nisin verifikimet

21/04/2019 - 13:25

Prokuroria për Krime të Rënda do të nisë marrjen e dëshmive për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Gjatë javës që vjen, mësohet se do të thirren për të dëshmuar drejtues të Aeroportit, ku do të japin shpjegime në lidhje me ngjarjen dhe masat e sigurisë.

Në kuadër të hetimeve të kryera deri më tani, mësohet se grupi hetimor ka administruar dhe bërë këqyrjen e dokumentacionit dhe praktikës së ndjekur në Aeroportin e Rinasit atë ditë, por edhe të praktikës së zakonshme.

Prokuroria është duke kryer hetime paralele për ngjarjen, nga njëra anë për zbardhjen e grabitjes, vrasjes së grabitësit Admir Murataj, si dhe për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga persona që kanë pasur përgjegjësinë të sigurojnë mbrojtjen e një prej hapësirave me rëndësi të veçantë.

Më herët, nisi një “luftë” përgjegjësie mes Policisë së Shtetit dhe kompanisë që ka për detyrë ruajtjen e Aeroportit. Sipas Policisë, sinjali për grabitjen është dhënë me vonesë nga ana e punonjësve të sigurisë, ndërsa kompania në një përgjigje publike u shpreh se sinjali është dhënë në kohë dhe se ata kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme.

Mes këtyre debateve, u vendos që në brendësi të Aeroportit të jenë edhe punonjës të Policisë dhe një masë e tillë është duke u aplikuar, pasi janë caktuar punonjës policie edhe në sallën e kamerave të sigurisë. Ndërkohë, jashtë ambienteve të Aeroportit kanë nisur patrullimet. Grabitja ka ndodhur gjatë pasdites së 9 prillit dhe autorëve u janë dashur vetëm 5 minuta për të kryer grabitjen më të madhe të ndodhur në Shqipëri. Edhe më herët, është kryer një grabitje në brendësi të Rinasit nga Aleks Pepa, i cili është shpallur në kërkim, por arrestimi i tij nuk është bërë i mundur.

Ndërkohë, grabitësi i vrarë në 9 prill, Admir Murataj, është konsideruar nga Prokuroria si organizator i 3 grabitjeve të blindave të bankave. Një pjesë e grupit të  Muratajt është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda, ndërsa procesi ndaj tij ishte pezulluar për shkak të mungesës. Për grabitjen e 9 prillit dyshohet se Murataj ka pasur bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit dhe nuk janë mundur të arrestohen më herët. Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj me të paktën 3 persona të tjerë morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me vlera monetare, të cilat arrijnë shumën e 5.7 milionë eurove. /Panorama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar përmes një deklarate, pas lajmeve të publikuara në media për transferimin e Dosjes 184 në Prokurorin

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar afro 85 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejner

Sipas Meteoalb, sot vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por në zonat malore do të ketë kalime

Pas thirrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi ka rihapur garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, e cila është prej muajsh

Është ndarë nga jeta sot në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati i njohur shqiptar Maksim Sinemati.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për dosjen 184, e njohur si dosja e përgjimeve për zgjedhjet e pjesshme vendore

Rradhët e gjata në Poliklinikën e Specialiteteve të ndryshme në Durrës do të jenë një kujtim i keq i së shkuarës.

Tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet, shkarkohet nga detyra zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ervin Hoxha. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nderuar ambasadoren e Greqisë në vendin tonë Eleni Sourani, me Titullin e lartë "Kalorës i Urdhrit