Macron: I jemi pranë Shqipërisë, do zhvillojmë Konferencën e Donatorëve

12/12/2019 - 20:44

Pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron është ndalur në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera foli edhe për Konferencën e Donatorëve sa i përket dëmeve të tërmetit në Shqipëri.

"Folëm gjithashtu edhe për situatën që po kalon Shqipëria. Do të doja që t’i përcillja një mesazh solidariteti popullit shqiptar. U  gjendemi pranë! Ne europianët do të marrim përgjegjësinë tonë dhe në dhjetor apo janar do të organizojmë një Konferencë Donatorësh për të ndihmuar".

Burimet diplomatike bëjnë me dije se data të mundshme për zhvillimin e konferencës mund të jenë 19 dhjetori ose 20 janari.

Më herët, kryeministri Rama ishte në Stamboll, ku presidenti Erdogan mblodhi Konferencën e Vendeve Islamike për të dhuruar shuma monetare sa i përket rimëkëmbjes së Shqipërisë pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një mjegull e dendur ka pushtuar Tiranën mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga fotot, mjegulla bën që shikueshmëria të jetë e ulët.

Një alpiniste ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

Një ditë më parë në Durrës, kambisti Naim Musai, babai i dëshmitarit Besnik Musai, i vënë në mbrojtje nga prokuroria dhe Policia e Shteti

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon n

Kjo fundjavë u mbyll me mot të paqëndrueshëm, me vranësira e reshje të dobëta shiu, ndërsa java që vjen do të na rikthejë sërish diellin.

Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me rastin e pak minutave më parë, kur veriu i vendit u godit nga dy tërmete, një në Kukës dhe

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.