Majlinda Bregu është kthyer në Tiranë. Nga emisioni “Në Kurthin e Pitër Panit”, ajo foli dhe për politikë, rreth marrëdhënieve me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Bregu u pyet nga fëmijët se cilin ka më shumë shok Bashën apo Ramën.

Hezitoi të jepte fillimisht një përgjigje, por pas këmbënguljes së fëmijëve, Bregu ka thënë se Lulzim Basha i ka dal shok i keq, kurse për Kryeministrin Rama ajo tha se nuk e ka patur asnjëherë shok.

Pyetjes a të ka marrë malli për Parlamentin? “Për këtë Parlamentin sot? Asnjë çik fare”, tha Bregu.

Por si e do zonja Bregu, Shqipërinë?

“E dua me njerëz që ta duan më shumë, e dua me njerëz që të mos flasin në emër të Shqipërisë dhe në emër të vendi për çdo gjë dhe pastaj të merren me pushtetin e tyre personal. E dua që të ketë më shumë fëmijë të gëzuar, me më pak nënë të palumtura dhe të pagëzuara dhe sigurisht me shumë dashuri në çdo shtëpi”, ka thënë Majlinda Bregu e cila prej kohësh ka nisur zyrtarisht punën si Sekretare e Përgjithshme të Këshillit e Bashkëpunimit Rajonal.