Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në bulevardin “Dyrrah” të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar mesditën e sotme, kur automjeti tip “Ford Focus” papritur ka marrë flakë.

Drejtuesi i automjetit ka dalë menjëherë nga makina pa pësuar lëndime, ndërsa ka bërë të mundur shuarjen e flakëve me fikëse zjarri, raporton “DurrësLajm”.

Në vendngjarje asistuan edhe forcat e policisë bashkiake, që bashkë me drejtuesin dhe të pranishmit bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e ndonjë defekti në automjet.