Disa fshatra në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike, pasi një makinë është përplasur me një shtyllë elektrike dhe për pasojë ka këputur telat përcjellës.

OSHEE bën me dije se për shkak të aksidentit kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël.

“Për shkak të një defekti në  një nga fiderat e NST Farkë, si pasojë e këputjes së përcjellësave nga përplasja e një mjeti me shtyllën,  kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Lundrës, Dajias Gurrë e madh, Gurrë e vogël. Grupet e avarisë së OSSH janë në terren e po punojnë për riparimin sa me shpejt të defektit”, thuhet në njoftim.