Makinat e policisë me pamje të re, hapet tenderi

23/01/2020 - 19:56

Automjetet e policisë pritet që ti nënshtrohen një ndryshimi për sa i përket pamjes së jashtme. Policia e shtetit ka hapur një tender me një fond prej rreth 5 milionë lekësh, me objekt “kërkesë për propozime” për dizenjim mjetesh. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 3 shkurt 2020.

Kohëzgjatja e adesivëve me logot përkatëse të forcave duhet të kenë një garanci minimale 7 vite. Mjetet rrugore që do t’i nënshtrohen dizenjimit do të jenë mikrobusët 8+1. Konkretisht janë 82 mikrobusë 2×4, 48 mikrobusë 4×4 dhe 14 fuoristrada.

Në makinat e shërbimit të policisë, konkretisht të atyre të rendit, RENEA dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë. do ndryshohet stema e policisë së shtetit në dy portat e para, stema e shërbimit, numri i telefonit dhe flamurit kombëtar.

Fondi limit është 4,9 milion lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është brenda 1 muaji nga lidhja e kontratës. /OraNews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico deklaroi sot se “në Shqipëri nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus”, ndërs

Pasi ministrja e Arsimit Besa Shahini vendosi për heqjen e licensës për shkollë private “Udha e Shkronjave”, ka reaguar kjo e fundit.

Strukturat ligjzbatuese të vendit janë vënë në lëvizje për parandalimin e përhapjes së panikut për koronavirusin.

Katër viktima e dhjetëra të tjerë të prekur në shtetin fqinj në Itali kanë sjellë jo pak alarm te populli në të dy brigjet që lag Adriati

Gjatë mbledhjes me Task Forcës për koronavirusin, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli edhe për mbylljen e kufijve me shteti

Kreu i departamentit për Pushtetin Vendor në PD-në e Durrësit, Petro Vokopola shkruan në Facebook se ashtu si për tërmetin edhe për epide

Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj, foli në mbledhjen e taskforcës së Ministrisë së Shëndetësisë në l

Ministria e Arsimit ka vendosur t’i heqë licencën shkollës private "Udha e Shkronjave", e cila mbylli dyert për dy javë nga frika e koron

Dega e OMONIA-s në Himarë ka reaguar për projektligji për përfundimin e procesit të regjistrimit të pasurisë dhe dhënien e titullve të pr

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën me dije se sot nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, ndërkaq 6 të