Gjatë ditëve të fundit në fokusin e mediave shqiptare është pasuria e atyre që na përfaqësojnë në Kuvend.

Të ftuar nëpër emisione të ndryshme televizive, deputetët shqiptarë akuzojnë njëri-tjetrin se po varfërojnë popullin,ndërsa pasuritë e tyre nuk dihet ku mbarojnë.

Me prona e apartamente të shumta e makina luksoze, përfaqësuesit e popullit fshihen gjithmonë pas ‘pagës’ së deputetit.

A jeni kuriozë të dini se çfarë makinash "të lodhura" përdorin ato?

Valentina Duka, deputete e Partisë Demokratike: Makinë Hyundai, 23 mijë euro.

Grida Duma, deputete e PD: Makinë Chevrolet Captiva, 33 mijë euro, burimi të ardhura nga paga dhe makinë BMË, 15 mijë euro, burimi të ardhura nga shitja e një apartamenti 53 m2.

Senida Mesi, deputete e Partisë Socialiste, zëvendëskryeministre: Autoveturë Mercedez Benz, 490.000 lekë, burimi paga.

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike: Makinë Mercedez Benz, 10 mijë euro, burimi nga të ardhurat familjare.

Romeo Gurakuqi, deputet i PD: Makinë Range Rover Sport, vlera 1.000.000 lekë, burimi nga të ardhurat nga paga.