14/08/2020 - 18:08
Me dhjetëra makina RETRO kanë zbarkuar pasditen e sotme në Durrës, në një paradë të veçantë, që mblodhi mjaft kureshtarë në sheshin qendror “Liria”.
Eventi u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe bashkia Durrës dhe ishte i kuruar artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.
Me dhjetëra makina, pjesë e koleksionit historik shqiptar parakaluan në qendër të qytetit, të ndjekur me kërshëri nga dhjëtëra qytetarë.
Sipas organizatorëve, parada në Durrës u organizua si një surprizë për të gjithë dashamirësit e nostalgjisë, banorët dhe turistët në qytetin bregdetar në këtë sezon turistik të pazakontë, për shkak të pandemisë Covid-19.
Fotot: Denis Simaku
/portali DurresLajm/