Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka uruar ditëlindjen një prej infermiereve të Spitalit Infektiv, Rovena Rushiti.

Manastirliu zbulon një detaj interesant nga infermierja, e cila kur vendosi të shërbejë për pacientët me COVID-19 kishte foshnjën e saj vetëm 3 muajshe.

“Foshnja e saj ishte vetëm 3 muajshe kur Rovena Rushiti, infermierja e palodhur e spitalit Infektiv, vendosi të shërbejë për pacientët me #covid19 dhe nuk është ndalur prej asaj dite, me përkushtim e vendosmëri të jashtëzakonshme, në misionin për të shpëtuar jetë

Sot Rovena ka ditëlindjen dhe dua ta uroj përzemërsisht me besimin se do të gjejë forcën për të përballuar edhe këto muaj të vështirë dhe shumë shpejt do të përqafojë ëngjëllin e saj

Edhe 100 Rovena”, shkruan ministrja.