Manastirliu: Inxhinierët po vlerësojnë dëmet në Spitalin e Durrësit

28/11/2019 - 14:23

Ministrja Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Spitali i Durrësit se nuk ka vend për panik, aktualisht të gjithë shërbimet po funksionojnë normalisht, ndërsa rastet e paraqitura në urgjencë si pasojë e tërmetit të fundit janë raste paniku që po përballohen nga spitali i Durrësit.

“Në Spitalin e Durrësit, Urgjenca po funksionon normalisht. Një pjesë e godinës është e dëmtuar dhe për momentin është bërë një vlerësim paraprak. Urgjenca po vijon funksionimin normalisht ku për momentin ka pasur 18 raste të atakut të panikut dhe nuk ka raste të rënda”, tha Manastirliu.

Lidhur me dëmtimet e shkaktuara në njërën prej godinave të spitalit të Durrësit, Manastirliu tha se aktualisht që flasim po bëhet vlerēsimi i godinës nëse do të ketë nevojë për zhvendosje shërbimi.

“Ne kemi gati planin e zhvendosjes në rast se do të ketë nevojë, ndërkohë që kemi vendosur në  gatishmëri spitalet e tjera më të afërta në rast nevoje”, tha Manastirliu.

Duke siguruar se do të bëhet më e mira për shërbimin për qytetarët, Manastirliu tha: “Jam këtu, do të vijoj të jem këtu deri në fund dhe do t’ju informojmë për vendimin që do të merret pas vlerësimit të gjendjes së spitalit nga inxhinierët që janë këtu aktualisht”, tha Manastirliu. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Flamuri turk me gjysmëhënë është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula ka reaguar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Pak pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar.

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rektorja e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Kseanela Sotirofski ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Dhomës së Tregtisë dhe Indust

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa shtesë për frenimin e përhapjes

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko preket nga koronavirusi.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.