Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu ka dhënë një lajm të mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor.

Doktori i njohur i Sanatoriumit, Alban Hatibi është shëruar nga koronavirusi.

“Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me COVID19!

Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën e tij me Covid19

#BASHKË”, shkruan ministrja.