Pfizer do të sjellë të tjera vaksina për Shqiperinë të hënën dhe brenda 10 ditëve të para të marsit pritet të mbërrij sasia e parë e dozave të COVAX. Lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, teksa ndoqi procesin e vaksinimit në Arenën Kombëtare.

Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14 mijë doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”- tha Manastirliu.