Manastirliu: Vaksina nëpërmjet COVAX vjen në muajin shkurt

25/01/2021 - 13:56

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “Qytetit Studeti”. Në fjalën e saj, ministrja tha se vaksina e Covid do të garantohet nga dy kontrata, nga ajo me Pfizer dhe me mekanizmin COVAX.

Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermirë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milion dollarë dhe që pritet që furnizimet e para të vijnë në shkurt. Vaksinimi është një armë më shumë për mposhtjen e këtij virusi, por ne duhet paralelisht të vijojmë me vigjilencë të shtuar, në mënyrë që të kontrollojmë situatën e epidemisë në vend”, tha Manastirliu.

Më tej Manastirliu teksa foli për testet e shpejta tha se deri tani janë kryer në të gjithë vendin mbi 55 mijë teste të shpejta.

“Kemi hapur 51 pika të testimit të shpejtë në komunitet në të gjithë vendin. Dhe është një ndër sukseset e strategjisë sonë, pasi ajo çfarë po ndodh është që nuk ka më vonesa në kryerjen e testit. Ai kryhet nëpërmjet rezervimit online me mjekun e familjes. Deri më tani, me përfshirjen e testimit të shpejtë të antigentit, janë kryer më shumë se 55 mijë teste të shpejta në këto 51 pika testimi në të gjithë vendin. Pa harruar që po vijohet me testimin klasik, pra atë të PCR në të gjithë strukturat tona”, tha Manstirliu.

Ministrja tha se strukturat e Shëndetësisë janë në alert të shtuar, për shkak të situatës në Evropë të rasteve të variantit të ri të koronavirusit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga Covid 19, ndërsa i lartë mbetet edhe numri i fataliteteve.

Avokatja e njohur në Durrës, Luljeta Petani, përmes një statusi në rrjete sociale ka kritikuar mënyrën sesi forcat politike janë përfshir

Të gjesh vend parkimi në Durrës, shpesh kthehet në mision shumë të vështirë.

Pas Greqisë, edhe Ministria e Jashtme Shqitpare njofton masa të reja anti-Covid në Pikën Kufitare të Kakavijës.

Mjeku Tritan Kalo ka bërë disa vlerësime në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e koronavirusit në vend.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus.

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për ID karta dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura edhe so

Pas largimit të leshterikëve nga vija bregdetare e plazhit të Durrësit, aksioni është përqendruar në shëtitoren “Taulantia”.

Gjatë pjesës së parë të ditës së kësaj të shtune, kthjellimet mbeten mbizotëruese në territor.

Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë në një kohë jo më të gjatë se 24 orë.