Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi të lënduarit nga tërmeti në spitalin rajonal të Durrësit.

"Në spitalin e Durrësit, bashkë me deputetët Klodiana Spahiu dhe Jurgis Çyrbja për të parë nga afër gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga tërmeti. Për fat të mirë gjendja paraqitet e stabilizuar dhe aktualisht pesë qytetarë po marrin shërbim në këtë spital.

Ekipet mjekësore vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë!", shkruan Manastirliu në Facebook.

Nga ministria e Shëndetësisë mësohet se 68 të lënduar kanë marrë shërbim në spitale, kryesisht Tiranë dhe Durrës, pa pasoja të rënda.