Pas vendimit të një dite më parë të opozitës për të djegur mandatet, Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për t'i zëvendësuar ato.

Kërkesa e Kuvendit drejtuar KQZ, vjen 24 orë pasi 56 deputetët e opozitës dorëzuan formularin për djegien e mandateve në Kryesinë e Kuvendit në prani edhe të protestuesve.

Afati për të dorëzuar kërkesat e deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi i ka nisur ato direkt. Sipas rregullores, brenda 30 ditëve KQZ-ja duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës si dhe zëvendësimin e tyre.