Një nënkomisar në Tiranë është pezulluar nga detyra që mbante si Specialist i Hetimit të Aksidenteve pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Lajmin e bën me dije Ministria e Brendshme, pas hetimeve 3-mujore për këtë rast nga ana e SHÇBA-së. Sipas hetimeve, rezulton se oficeri i Hetimit të Aksidenteve shtetasi O.Gj., ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes në një aksident të ndodhur më 12 nëntor 2017.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

Strukturat e SHÇBA-së Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane per masen e sigurimit “Pezullim nga funksionet publike”, te Specialistit te Hetimit te Aksidenteve prane Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane, n/komisarit O.Gj., per vepren penale “Shperdorim detyre”.

Pas hetimeve 3-mujore te SHÇBA ne bashkepunim me Prokurorine, rezultoi se pas nje aksidenti ne date 12 nentor 2017, oficeri i Hetimit te Aksidenteve, jo vetem nuk ka kryer veprimet procedurale te domosdoshme, por ka manipuluar provat dhe vendin e ngjarjes.

Gjithashtu SHÇBA arrestoi punonjesin e Policise Kufitare te Kakavijes, Ilir Osmani. 48-vjeçari u arrestua ne flagrance per “Drejtim mjeti ne gjendje te dehur”.