Maratona "Një hap për Durrësin", çfarë po ndodh në sheshin kryesor të qytetit (FOTO)

22/02/2020 - 20:16

Në sheshin “Liria” në Durrës vijojnë përgatitjet për maratonën sensibilizuese të ditës së diel, “Një hap për Durrësin”. Siç duket edhe nga fotot, mbrëmjen e sotme është duke u punuar për vendosjen e bazës materiale dhe podiumit të nderit, ku do të shpallen fituesit e këtij aktiviteti që zhvillohet për herë të parë në qytetin bregdetar.

Eventi do të startojë në orën 9:30, ku do të bëhet dhe ceremonia e hapjes pranë pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Më herët gjatë ditës, bashkia e Durrësit publikoi disa foto nga sheshi dhe rrugët kryesore ku do të zhvillohet ky event sportiv dhe dekori i vendosur me këtë rast.

Por maratona nuk është i vetmi aktivitet, pasi pas shpalljes së fituesve, sheshi do të gjallërohet nga tingujt e muzikës së koncertit live, që pritet të mbahet nga ora 11.30 deri në 13.30.

Gjatë këtyre ditëve, institicionet vendore dhe policia e Durrësit u kanë bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në disa nga rruët kryesore të qytetit, pasi ato do të jenë të bllokuara për shkak të maratonës, nga ora 09.30 deri në orën 11.00.

Njoftimi i policisë Durrës:

Më datë 23.02.2020, në Durrës, në sheshin "Liria", do zhvillohet një aktivitet  sensibilizues "Një hap për Durrësin", gjatë të cilit do të zhvillohet një maratonë vrapimi  prej 5 km.

Për të krijuar kushte sa më të favorshme dhe për sigurinë e pjesëmarrësve në këtë maratonë, Policia Durrësit, pas kërkesës së bërë nga organizatorët ka marrë të gjitha masat për të bërë bllokimin e rrugës  dhe   për garantimin e rendit e sigurisë publike.

Prej orës 09:30 deri në orën 11:00, Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e  Përgjithshme  do bëjnë  bllokimin e rrugëve ku do zhvillohet maratona dhe konkretisht:

1-Rruga Taulantia

2-Rruga Epikadeve

3-Rruga Anastas Durrsaku

4-Bulevardi Epidam

5-Bulevardi Dyrrah

6-Rruga Hazif Podgorica

7-Rruga Dëshmorëve

8-Rruga Aleksandër Goga

Policia e Durrësit kërkon mirëkuptimin e drejtueseve të automjeteve, që në këtë orar të shmangin lëvizjet në drejtim të këtyre rrugëve , me qëllim që mos krijohet konfuzion e bllokim të rrugëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik thotë se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i t

Ornela Gelaj është një nga mjeket shqiptare që shkoi në Itali me grupin e 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria për të kontribuar në

Karantina si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në vend.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, thot

Ndalesa e sotme e “Koncert në karantinë” në Durrës ishte lagjja nr.5, tek ish-befotrofi.

Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Portin e Durrësit, ku nuk u lejua që të akorohej një jaht luksoz.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në lidhje me testimin e CoVid-19, deklaroi se strategjia e testimit ve

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim iu ka bërë thirrje liderëve kryesorë politikë në vend, presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe

Ndonëse vendi ynë po përballet me momente të vështira për shkak të koronavirusit, dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në

Nuk ka të ndalur dhuna në familjet durrsake. Një grua nënë e dy fëmijëve të mitur është dhunuar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.