Marin Mema jep lajmin e madh, gati projekti për ndërtimin e 50 shtëpive në zonën e Ishmit

18/02/2020 - 14:58

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, nga ku ishte dhe i ftuar gazetari Marim Mema u shpreh se ka një projekt të madh për ndërtimin e afro 50 shtëpive, në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Ishmit.

Gazetari u shpreh, se kjo është pjesë e një projekti të madh së bashku me fondacionin “Gjurmë Shqiptare” me president Marko Kepin. Më tej ai tha se për këtë gjë nevojitet kohë, por ata do të bëjnë të pamundurën për të mos hequr dorë nga rruga e tyre, edhe nëse i duhet të ndeshen me pengesa të mëdha”.

“Ne bashkë me djemtë këtë mesjavë do të shohim dhe disa raste të tjera dhe më pas do të vendosim në bazë projektin e madh. Kemi vendosur për Ishmin, që ka rezultuar me 250 shtëpi të shkatërruara. Ne nuk po themi që do të krijojmë geto por do të përpiqemi që të ndërtojmë strehëza moderne dhe të sigurta”, u shpreh gazetari.

Më pas, në studio biseda u drejtua te Konferenca e djeshme e Donatorëve Ndërkombëtarë. Në lidhje me këtë konferencë Marini kishte dhe komentin e tij:

“Unë e kam thënë që çdo lloj mbështetje për shqiptarët ne jemi në përkrahje absolutisht, ajo që duhet të jetë e domosdoshme, këto fondet të shkojnë për familjet dhe i gjithë procesi të monitorohet nga ndërkombëtarët. Është koha për të bërë punë dhe pak fjalë. Kemi pasur një fakt që vetë është treguar që besim s’është pasur ndonjëherë (i referohet partive politike). Kemi pasur një fat që dimri ka qenë i butë, sepse në të kundërt problemet do të ishin më të theksuara. Por tashmë nuk është koha për të pritur por është koha për punë. Ne për çfarëdolloj problemi që do të na dalë ne s’do të heqim dorë në rrugën tonë”, përfundoi fjalën e tij Marin Mema.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënë Veziko nga Vlora la Spitalin Infektiv, së bashku me tre anëtarët e saj të familjes, pasi fituan luftën me koronavirusin.

Sot grupi i këngëtarëve që i janë bashkuar "Koncertit në karantinë" ishte në hapësirën mes pallateve në rrugën “Taulantia”.

Shkodra është vatra më e nxehtë e përhapjes së koronavirusit pas Tiranës.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama vendosi masën drastike për të bllokuar totalisht kufirin duke mos lejuar askënd që të hyjë në sht

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka reaguar pak minuta më parë përmes një statusi në Facebook për deklaratën e ish-drejtorit të Agjencisë

Shtohet numri i viktimave nga COVID-19, duke arritur në 21 persona.

Veliera superluksoze 88 metra e gjatë, “Maltese Falcon” mbërriti mesnatën e së enjtes në ujërat përballë portit të Durrësit duke pritur z

Shijaku deri më tani ka qenë jashtë hartës së bashkive të Shqipërisë që kanë regjistruar raste personash të prekur nga koronavirusi.