Marrin para borxh për të blerë librat, sakrificat e prindërve në Durrës (VIDEO)

13/09/2018 - 15:28

Prindërit e Durrësit janë duke bërë sakrifica të mëdha në këtë fillim të vitit të ri shkollor për të nisur drejt rrugës së dijes fëmijët e tyre.

Pavarësisht se fëmijët e ciklit fillor për herë të parë këtë vit i marrin tekstet shkollore falas, në këtë paketë nuk futet baza materiale dhe fletoret e punës, çmimi i të cilave është po aq sa edhe librat.

Pak ditë nga nisja e mësimit, në pikat e shpërndarjes së librave gjen ata prindër dhe nxënës të cilët me vështirësi kanë arritur të sigurojnë monedhë pas monedhe paratë për blerjen e teksteve nga klasa e pestë deri në vitin e tretë të shkollës së mesme.

Tekstet shkollorë variojnë nga 40 deri në 50 mijë, ndërsa po kaq shkon edhe blerja e fletoreve të punës dhe bazës së nevojshme që i duhet çdo nxënësi për të nisur mësimin.

Por ato familje që kanë nga 2 apo edhe tre fëmijë në shkollë, e kanë edhe më të vështirë pasi paga mujore nuk del për të bërë të gjitha blerjet. Ka të tjerë që kanë marrë para borxh, apo edhe parapagim për të blerë librat e fëmijëve.

Në shkollën e re në ish-Kënetë ndihmë po japin edhe shoqatat e ndryshme me sigurimin e çantave të shkollës apo edhe të fletoreve për fëmiëjt në nevojë. Shpërndarja e librave falas për ciklin e ulët është mbyllur ndërsa vijon me ciklet e tjera të arsimit parauniversitar.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar procedurën e tenderit për

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, për të garantuar mba

Parlamenti i Hollandës ditë më parë votoi pro kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe këtë kërkesë ia përcolli qeverisë së saj,

Deti Adriatik nxjerr në breg, në Durrës, breshkën gjigande shumëvjeçare.

Ish-zëvendëskryeministrja teknike e PD-së, ardhur në detyrë pas marrëveshjes së bërë Rama-Basha, para zgjedhjeve të shkuara, ka paditur n

Mesazhi i Pashkëve Katolike këtë vit ka shkuar për politikën shqiptare dhe të gjitha palët që e përfaqësojnë.

10 ditë pas ngjarjes zbardhen të tjera detaje nga grabitja spektakolare në Rinas.

Pas ndryshimit të kreut të Doganave, sot ka ardhur radha e shkarkimit të drejtorëve rajonalë të doganave në vend.

Forca Ajrore shqiptare do te pajiset edhe me helikopterë “Black Hawk”, falë mbështetjes së Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. 

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme ant