Marsida Qatja flet për gjakderdhje: Burri më tha që sapo të dal nga burgu...

14/10/2019 - 22:38

Marsida Qatja vijon të mbetet ende një çështje në diskutim për mënyrën, sesi ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj. Hetimet janë tashmë në fazën intensive dhe në të nuk përfshihet vetëm vrasja e Dritan Haxhollit, por edhe droga që u gjet në shtëpinë e saj.

Prokuroria ka ngritur akuzat për vëllain e Bledarit, Bernard Toçi si trafikant kokaine, por nuk përjashtohet as polici i burgjeve si i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Vetë Marsida në një intervistë të gjatë për emisionin “Open” e përjashton veten nga çdo krim. Madje, ajo e cilëson veten një viktimë në të gjithë këtë histori.

Ndërkohë flet edhe për bashkëshortin e saj dhe telefonatën që ka pasur, teksa ai ndodhet në burg.

“Ia kam shpjeguar, por ai do të dijë gjithçka dhe pavarësisht besimit që ka tek unë, do të zbardhë gjithçka kur të dalë nga burgu në Gjermani” – thotë Marsida Qatja, e cila e cilëson shumë serioz bashkëshortin dhe se nuk lë gjë pa zgjidhur

“Kjo gjë nuk mbetet me kaq” – tha Marsida, duke iu referuar asaj çfarë i ka thënë bashkëshorti, por do të vijojë me të gjithë personat, duke nënkuptuar një gjakderdhje të mundshme.

Ai do kërkojë sqarime nga të gjithë dhe secilit do i japë atë që i takon. Marsida, në intervistën e saj është munduar të hedhë poshtë të gjitha akuzat për përfshirjen e Bledar Toçit në trafik droge. “Bernardi erdhi atë natë në shtëpinë time, i tha diçka Bledarit nga dera, pa hyrë brenda. Por në asnjë moment nuk u takua që t’i japë drogë, apo diçka tjetër" ,-tha Marsida.

Gjithashtu ajo sqaroi se të gjithë personave në shtëpinë e saj u ishin marrë analizat për të përcaktuar nëse ishin apo jo përdorues kokaine. “Unë kam rezultuar e pastër”, – tha Marsida.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mati është futur sërish në zonat e prekura nga Covid-19, pasi janë shfaqur 6 raste të reja në njësinë administrative Rukaj.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të bëjë një tjetër kallëzim sot në SPAK.

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bash

Sipas MeteoAlb, vendi ynë në pjesën e parë të ditës mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat gjenerojnë reshj

Edhe pse situata e Covid-19 në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme, gjatë një interviste ne emisionin “Opinion”, Ministrja e Shëndetësisë Og

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes 4-orëshe të Këshillit Politi

Durrësi e ka humbur vendin e dytë pas kryeqytetit përsa i përket rëndësisë që qyteti bregdetar ka në rritjen ekonomike në shkallë vendi.

Pas nismës nga qeveria në lidhje me përgjimet nga policia pa autorizimin e prokurorit, ka reaguar Komitetit Shqiptar i Helsinkit

"Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit" stacionin e radhës për firmosjen e peticionit e ka pasur në Lushnje.