Masat për Covid-19/ Kryebashkiaku Arbana paralajmëron kontrolle dhe ndëshkime me gjoba për shkelësit

06/07/2020 - 19:14

Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, ka zhvilluar sot një mbledhje me task-forcën antiCOVID dhe Shtabin e Emergjencave.

Në mbledhje është theksuar nevoja dhe domosdoshmëria për zbatimin e masave antiCovid nga bizneset apo qytetarët. U theksua se do të ketë kontrolle të vazhdueshme për të monitoruar zbatimin e tyre. Në raste shkelje do të ketë gjoba.

Gjithashtu, kryebashkiaku Arbana në një postim në Facebook, vë theksin në dy drejtime: Kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave antiCovid dhe përgjegjshmërinë qytetare për të penguar përhapjen e koronavirusit.

"Rregullat nuk zbatohen nga frika, por nga domosdoshmëria dhe ndërgjegjësimi. Për paradalimin e përhapjes së #Covid_19 Bashkia e Shijakut në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Rendit do të bëjnë KONTROLLE TË VAZHDUESHME për të monitoruar nëse zbatohen rregullat e vendosura në këtë situatë pandemie. Kontrolle do të ketë kudo dhe nëse ka shkelje nga biznese apo qytetarë do të merren masa duke nisur nga gjobat e deri në masa të tjera në bazë të kodit penal.

Ju lutem, zbatoni rregullat e mëposhtme:

Vendosni maskën mbrojtëse.

Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metra.

Lani shpesh duart.

Dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Shmangni grumbullimet me shumë njerëz.

Bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara

Të mbrojmë shëndetin, të mbrojmë veten dhe familjen!” - shkruan Arbana.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në brigjet shqiptare është ankoruar dy ditët e fundit anija ushtarake Ucka, e cila ka pasur në bordin e saj familjen presidenciale kroate

Pasditen e së mërkurës “Youth in progress” në bashkëpunim me Kryqin e Kyq Shqiptar, dega Durrës, zhvilluan një aktivitet në kuadër të 12

Prokuroria iu bind urdhrit të gjykatës dhe dorëzoi në shkallën e pare dosjen e pagëzuar si “Toyota Yaris”, ku në përfundim të hetimeve vl

Edhe dita e nesërme do të jetë me temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit tonë. Ndërsa sot temperaturat kanë shkuar deri në

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan për ndarjen nga jeta për shkak të koronavirusit të një mësu

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një statusi në “Facebook” ka kujtuar Neshet Shenën, kolonelin që u nda nga jeta sot pas një

Me dhjetëra e qindra janë mesazhet prekëse në rrjete sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut durrsak Xhino Koça.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.