Masat kundër koronavirusit, OSHEE njoftim për të gjithë abonentët

31/03/2020 - 20:17

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri për matësat. Mësohet se në kushtet kur lëvizja është kufizuar OSHEE, shkruan se do të aplikojë vlerat referencë të konsumit për ato raste kur do ta ketë të pamundur leximin fizik të matësit.

“Rreth 70% të abonentëve familjarë do tu lexohet matësi nga ekipet tona në terren. Për 30% të abonentëve të tjerë për të cilët ky proces do të jetë i pamundur, do të aplikohet vendimi i ERENr. 58, dt.26.03.2020 për faturimin me vlerë reference”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË:

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hartuar një plan veprimi për mënyrën se si do të kryhet leximi i konsumit të energjisë elektrike në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë për marrjen e masave të veçanta gjatë kohë zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19. Në kushtet kur masat e marra nga qeveria kanë kufizuar edhe mundësinë e lëvizjes normale për punonjësit e OSHEE, kompania i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë i cili ka miratuar edhe vendimin përkatës mbi të cilin do të kryhet procedura e leximit dhe faturimit në këtë periudhë. Sipas një praktike të njohur e të zbatuar në shumë vende të tjera, OSHEE do të aplikojë vlerat referencë të konsumit për ato raste kur do ta ketë të pamundur leximin fizik të matësit.

Rreth 70% të abonentëve familjarë do tu lexohet matësi nga ekipet tona në terren. Për 30% të abonentëve të tjerë për të cilët ky proces do të jetë i pamundur, do të aplikohet vendimi i ERENr. 58, dt.26.03.2020 për faturimin me vlerë reference. Vlera e referencës është sasia e energjisë së konsumuar nga abonenti për të njëjtin muaj të një viti më parë, pra Mars 2019. Për këto raste, sqarojmë se në leximin e muajit pasaardhës do të bëhet balancimi, pra sistemimi i faturës. Ky proces do të kryhet automatikisht nga vet OSHEE, pa patur nevojë për njëkërkesë/ankesë nga abonentët. Për subjektin jo familjar OSHEE siguron lexim dhe verifikim të matësit për afro 90% të abonentëve. Për pjesën e mbetur do të aplikohet sërish vendimi i ERE-s për vlerë reference.

Referuar kategorisë njësi shërbimi (si bare, restorante, noteri, etj.), të cilat rezultojnë të mbyllura në zbatim të Aktit Normativ dhe ku nuk është e mundur aksesimi i sistemit të matjes, OSHEE do të aplikojë vlerë referencë zëvendësuese vetëm për ditët qëkanë patur aktivitet, pra kanë qënë hapur. Në muajin pasardhës, OSHEE do të mund të kryejë leximin faktik të matësit për këta abonentë dhe do të kryejë sistemimin e faturimit. Në çdo rast, abonenti do të paguajë vetëm për energjinë e cila është konsumuar prej tij dhe që është e reflektuar në matës. Bazuar edhe në praktikat ndërkombëtare të cilat e zbatojnë gjërësisht faturimin me vlera reference mbi muaj me karakteristika dhe konsum të njëjtë, OSHEE garanton se do të kryejë leximin e konsumit me cilësi dhe standard.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është shprehur se policia e shtetit falsifikon dhe sajon raportet.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka kujtuar sërish të gjithë qytetarët se duke fil

Operatori i Sistemt të Transmetimit njofton banorët e Durrësit dhe Shijakut që të hënën dhe të mërkurën për 4 orë ( 09:00-13:00) do ketë

Ministri i mjedisit dhe turizmit Bendi Klosi gjatë një takimi me hotelieret e Vlorës ka bërë me dije se 15 nëntori do të shënojë fundin e

Me lehtësimin e masave kufizuese për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve janë rikthyer edhe rreziqet që u kanosen përdoruesve të r

Ditën e parë të javës së ardhshme, që përkon edhe me nisjen e muajit qershor, thuajse të gjitha bizneset do të jenë të hapura, madje edhe

Në një dalje për mediat, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik ka sqaruar në lidhje me ndërrimin e jetës së një 82-vjeçare në sp

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 15 raste pozitive.

Në qytetin e Durrësit janë disa pallate që janë shembur dhe të tjerë që presin të shemben, pasi rezultojnë me dëmtime të rënda, të shkakt

Nis numërimi mbrapsht për reformën zgjedhore në Shqipëri, pasi sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin a