Një tregtar nga Durrësi ka denoncuar në polici dy shtetas nga Pogradeci dhe Tirana, të cilët nuk i kanë dhënë paratë e shitjes së 400 kolive me shampoo dhe produkte kozmetike.

Biznesmeni E.M., 47 vjeç, nga Durrësi ka deklaruar në polici se gjatë periudhës maj-korrik 2017 ai ka furnizuar me shampo dhe produkte kozmetike dy shtetas, por këto të fundit, edhe pse I kanë shitur produktet nuk i kanë dhënë paratë që i detyrohen.

Policia e Durrësit ka përcjellë çështjen për shtetasit B.M.38 vjeç, banues në Pogradec dhe E. B. 30 vjeç, banues në Tiranë në Prokurorinë e qytetit bregdetar.

Dy shtetasit në fjalë akuzohen për veprën penale “Mashtrimi”.