"Materialet e tjera që ka gazetari gjerman, implikojnë njerëz të…”

05/06/2019 - 23:07

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar regjistrime audio të “Dosjes 339/1”, pjesë e së cilës është grupi i Avdylajve të Shijakut. Në 6 përgjime audio të publikuara online dëgjohet Astrit Avdylaj, që sipas Bild, mbledh vota në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ilir Ndrazhi përpara zgjedhjeve të 2017-s.

Gazeta gjermane publikon edhe një tjetër bisedë mes Astrit Avdylit dhe Ivo Doçit, administratorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Shijakut, të cilit i kërkon listën e punonjësve që njihen si mbështetës të PD-së.

Një tjetër bisedë është ajo që zhvillohet mes Astrit Avdylit dhe Arjan Ndrazhit, vëllait të Ilir Ndrazhit, i cili në atë kohë, sipas Bild priste të futej në listat e kandidatëve për deputetë.

Ndrazhi u bë pjesë e tyre dhe fitoi mandatin në zgjedhjet e vitit 2017. Në përgjimet e publikuara është edhe një bisedë mes Astrit Avdylit, tashmë i arrestuar dhe Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako të cilët flasin për një takim dhe ku përmenden edhe zyrtarë të Hipotekës dhe një i dënuar për vrasje, Vath Alla, që sipas Bild ka një punë për të mbaruar në Hipotekë dhe po ndihmohet nga Avdylaj.

Në bisedat telefonike të regjistruara, Astrit Avdyli flet edhe me kreun e IKMT-së së Shijakut, Elton Arbana, të cilit i kërkon të ndërhyjë për anulimin e një gjobe. Arbana është aktualisht kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut.

Por çfarë materialesh të tjera ka gazetari gjerman? I ftuar në Opinion, gazetari Basir Çollaku tregoi se materialet e tjera që do publikohen janë edhe më të forta.

“Kam qëndruar afër dy ditë me Peter Tiede dhe them që ka materiale të tjera dhe në gjykimin tim janë edhe më të rënda se kaq. Ai ka qenë në gjithë Shqipërinë, duke u marrë dhe me krimin elektoral edhe me trafikun e drogës. Kemi Durrësin, Shkodrën, Lezhën, Hasin dhe Dibrën. Ka materiale që janë zyrtare, që vijnë nga institucionet shqiptare. Edhe për dosje të tjera, që implikojnë persona edhe më të rëndësishëm politikë”, theksoi Basir Çollaku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet, të cilat pretendon se provojnë arrestimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Ba

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Bujar Hoti.

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në kalatën nr.4 të portit të Durrësit në një takim sekret me miliarderin britanik, Nathaine

Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto e nisi ditën sot me vizitat e urimit për një fillim të mbarë e sa më të frytshëm në rrugën e dijes

Në disa zona të Durrësit dhe Shijakut do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të mërkurën më datë 18 shtator.

Zbardhen emrat e dy kandidatëve që do të zëvendësojnë vendin e lënë bosh nga Gentian Osmani në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sot ka nisur viti i ri shkollor për sezonin 2019-2020, ndërsa nxënësit e emocionuar, shoqëruar nga prindërit e tyre, i janë drejtuar inst

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime, por herë pas herë do të ketë dhe kalime vranësirash kryesisht në zonat mal

Emigrimi i studentëve dhe punëtorëve të kualifikuar po shoqërohet me humbje të kapitalit njerëzor dhe kjo po ndikon negativisht te vendet

Është ndarë nga jeta në moshën 100 vjeçare ish-gjenerali Rrahman Parllaku. Ai është njohur ndryshe dhe si “Gjenerali i 3 epokave”.