Maturantja nga Durrësi shpallet mes 10 më të mirëve në rang vendi, Bajramaj: Dua të bëhem mjeke për të ndihmuar njerëzit (VIDEO)

25/07/2020 - 12:19

Një maturante ekselente dhe një nxënëse e përkushtuar maksimalisht tek studimet. Kjo është Joneda Bajramaj, 18-vjeçarja nga Durrësi, nxënëse e gjimnazit “Naim Frashëri” që është renditur mes 10 maturantëve më të mirë në rang vendi të Maturës Shtetërore 2020.

Një arritje shumë e rëndësishme kjo për vajzën e re, që tashmë po projekton të ardhmen e saj drejt mjekësisë. Në një intervistë për DurrësLajm, Joneda shprehet mjaft entuziaste për këtë arritje të rëndësishme, që mund të cilësohet si “qershia mbi tortë”, pas angazhimit të saj maksimal përgjatë 12 viteve të shkollës.

E lindur në Greqi dhe me origjinë nga Vlora, që prej viteve të para të jetës së saj Joneda është vendosur në Durrës që bashku me familjen, prindërit dhe dy vëllezërit e saj. Shkollën 9-vjeçare e ka bërë tek “Vasil Ziu”, ndërsa të mesmen tek “Naim Frashëri”. Megjithë preferencën e saj për lëndët shkencore, Joneda ka qenë e shkëlqyer edhe në lëndët shoqërore, ndërsa librat dhe në veçanti autorët ekzistencialistë si Franc Kafka, Zhan Pol Sartri etj mbeten të preferuarit e saj.

Mësuesja e saj kujdestare Valbona Xhani, ndërsa e vlerëson Jonedën si një nxënëse të shkëlqyer dhe për t’u marrë shembull pohon se çdo arritje e 18-vjeçares është meritë e vullnetit, përkushtimit dhe angazhimit maksimal që Joneda ka treguar përgjatë 3 viteve të shkollës së mesme.

Tërmeti dhe pandemia, ashtu si dhe për shumë bashkëmoshatarë të saj, ka lënë gjurmë tek Joneda.

“Krahasuar me të gjitha maturat e viteve të kaluara ne kemi bërë mësim në shkollë shumë pak. Besoj se do të kujtohemi si matura e tërmetit dhe e Covidit”,- thotë Joneda, ndërsa pranon se mos frekuentimi i shkollës ka krijuar boshllëqe tek të gjithë nxënësit.

Megjithëse është renditur mes 10 maturantëve më të mirë të Maturës Shtetërore, Joneda tregohet modeste kur thotë se ajo ka shumë shokë e shoqe në shkollën e saj që janë po kaq të përkushtuar sa ajo dhe po kaq të talentuar sa ajo dhe beson se ata do të jenë ndër brezat më të mirë që “Naim Frashëri” ka nxjerrë ndër vite.

Kimia, biologjia, fizika dhe matematika mbeten lëndët e saj të preferuara, ndërsa mjekësia është fakulteti që ajo ka dëshirë ta ndjekë. Prej vitesh ajo i ka të qarta idetë dhe pas disa vitesh nuk është çudi që të kemi një mjeke të përkushtuar ndaj pacientëve dhe të apasionuar pas profesionit.

“Është një ndër profesionet më të bukura. Në thelb të punës së mjekut është ndihma ndaj të sëmurëve, ndaj njerëzve në nevojë. Prandaj dhe unë prej vitesh ëndërroj mjekësinë”,- thotë Joneda.

Por kush ka qenë mbështetja e saj kryesore përgjatë viteve të shkollë, a do ta shohim në të ardhmen mjeke në Shqipëri apo në ndonjë vend evropian? Për këto dhe shumë pyetje të tjera, Joneda Bajramaj përgjigjet në intervistën e mëposhtme dhënë për DurrësLajm.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Flamuri turk me gjysmëhënë është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula ka reaguar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Pak pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar.

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rektorja e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Kseanela Sotirofski ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Dhomës së Tregtisë dhe Indust

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa shtesë për frenimin e përhapjes

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko preket nga koronavirusi.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.