Nga Shefqet Kërcelli

Më datën 19 shkurt në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u mbajt Konferenca mbi emigracionin politik shqiptar në vitet 1944-1990.

Në të morën pjesë diplomatë të huaj, historianë, drejtues institucionesh, familjarë të emigrantëve politikë, të persekutuar nga regjimi komunist, specialistë të arkivave, media të ndryshme, etj..

Konferenca u organizua nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit {AIDSSH],  në bashkëpunim me institutin e Historisë, pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Institutin pëer studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit, Institutin e Integrimit të ish-të përndjekurve Politikë, Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë e punëve të Jashtëme.

Pjesë e Konferencës ishte prezantimi nga AIDSH i 90 mijë dokumentave të deklasifikuara mbi emigracionin politik, si dhe botime të ndryshme të këtij institucioni, Fillimisht përshëndeti zonja Gentiana Sula, drejtore e AIDSSH, e cila mbasi i falenderoi të pranishmit, theksoi se, Emigracioni në vetvete është temë e ditës, por ne nuk do të ndalemi tek emigracioni në vetvete.

Do të shkojmë pas në kohë, në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, kur emigrantët trokitën për vite me radhë në dyer që nuk u ishin hapur. Por as nuk ktheheshin dot pas, meqenëse edhe dyert nga dolën ishin mbyllur e ngrinin gracka. Do të flasim për monizëm, kur emigracioni nuk konsiderohej si urë e fortë komunikimi dhe lehtësimi shkëmbimesh, por si rrugë infektimi me “viruse” lirie, që binte ndesh me politikën izoluese, duke rrezikuar kupolën e kohës dhe vetë regjimin komunist.

Sot do t’i “falim” folësit që rëndom mund të përdorin epitetet e Sigurimit, mes të cilëve “i arratisur”.

Pak kontekst

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore përkoi me lëvizje demografike në Europë. Miliona gjermanë lanë tokat në Europën Qendrore e Lindore, hebrenjtë lanë vendet e vuajtjes për vende më të sigurta, dhe jokomunistët ikën që t’i shpëtonin regjimeve të dhunshme komuniste që u vendosën në vendet e tyre. Nga Shqipëria po ashtu pati ikje të konsiderueshme.

Fati i këtyre miliona të zhvendosurve në Europën e prekur thellë nga lufta qe shumë i vështirë. Ndonëse Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u garantonte mbrojtje nga persekucioni dhe mohimi i nënshtetësisë, apo Konventa e Gjenevës për Refugjatët e vitit 1953 u garantonte të drejtat e riatdhesimit, përsëri gjendja e tyre mbetej shumë e paqartë, sidomos sepse pas kapjes së vendeve të Europës Qendrore e Lindore nga komunistët, ata i rezistuan riatdhesimit në një masë të madhe, duke tentuar të udhëtonin në SHBA.

Vetë politikat migratore të SHBA u përcaktuan në atë kohë nga konfliktet që buruan nga Lufta e Ftohtë. Kështu, në 1948, një akt për të zhvendosurit dhe një program i posaçëm “për të ikurit” u ofroi një vend të qetë banimi të ikurve nga regjimet komuniste.

Thellimi i konfliktit Lindje-Perëndim dhe vitet e para të Luftës së Ftohtë krijuan kontekst të mjaftueshëm për një tjetër reformë legjislative në SHBA, Ligjin e Shpëtimit të Refugjatëve, që në vitin 1953 lejoi pranimin përgjatë tre viteve, të 214.000 refugjatëve, ku thuajse 70% vinin nga vendet komuniste.

Në 1959, disa refugjatë të vështirë mbaheshin ende në kampet e Europës. Në këtë kohë, Kombet e Bashkuara lançuan projektin ambicioz që e shpallte vitin 1959-1960 “Vit Botëror të Refugjatëve” dhe synonte mbylljen përfundimtare të kampeve të refugjatëve në Europë. Besojmë se me pak përjashtime, të ikurit nga Shqipëria i përkisnin pikërisht kategorisë së fundit.

Po në Shqipëri, si shkuan punët?

Pikërisht në vitin 1959 u kalua një dekret në formë amnistie, nga i cili u përjashtuan në atë kohë rreth 208 persona, që u cilësuan “kriminelë lufte”. Në fakt, u riatdhesuan gjatë gjithë periudhës vetëm 60 persona, dhe iu hoq stigma “i arratisur” vetëm rreth 190 vetëve.

Për të tjerët dhe familjet e tyre, Sigurimi i Shtetit vendosi një regjim të rreptë mbikëqyrjeje dhe represioni.

Rreth 13.600 persona u numëruan të arratisur në raportet e Sigurimit të Shtetit, nga 1944 deri në vitin 1990, pa llogaritur ato të ikur përmes ambasadave. Nga këta, rreth 4784 ishin gra dhe fëmijë. Dominonin këtu të ikurit e vitit 1945 dhe 1948.

Rreth 998 të tjerë vdiqën ose u vranë nga regjimi në këtë përpjekje.

Ikjet u kryen më shumë nga Gjirokastra (1399), Shkodra (924), Saranda (859), Korça (729), Kukësi (777), Vlora (436), Dibra (520), Tropoja (402) e më pas Tirana, me 333, Erseka (214), Pogradeci (178), Puka (184), Durrësi (161).

Rreth 4785 u larguan nga ambasadat, me valën e parë të 2 korrikut 1990. Më tej shteti filloi të emetonte pasaporta dhe të lejonte daljen nga Shqipëria, përmes ikjeve masive, që në fakt janë dhe imazhet më të fuqishme të denoncimit të një sistemi jonjerëzor. Në vijim znj. Gentian foli mbi ndryshime ligjore, format e represionit, shantazhit  dhe diskriminimit që përdorte sistemi komunist ndaj emigrantëve politikë jashtë dhe familjeve të tyre në Shqipëri.

Zoti Bernard Borchard, Ambasador i OSBE-së në Shqipëri dhe zoti Brian Ëilliams, Kordinator i OKB në Shqipëri, folën mbi rëndësinë e levizjes së lirë të njerzve,  ligjet dhe reformat e cdo shteti për këtë qëllim, zbatimi i juridiksionit ndërkombëtar, si dhe cfarë masash ka realizuar shteti shqiptar këto vite për lirinë e qytetarëve dhe rehabilitimin e emigrantëve politikë të persekutuar nga regjimi komunist.

Në vijim pjesmarrësit ndoqën debatin e organizuar në sallë me tematikë:-Përvoja personale mbi emigrimin politik në Shqipëri, e cila u  moderua nga Dr.Dorian Koci. Në këtë panel, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, solli disa statistika për emigracionin e shqiptarëve mbas vitit 1944, z. Ermal Frashëri, Anëtar i Komitetit të Punëtorëve migrantë referoi temën:-Migracioni global dhe rregjimet politike.

Z.Gjon Radovani, arkitekt i larguar me Ambasadat në korik 1990, tregoi eksperiencën e tij si emigrant. Në panelin e II-të u trajtua gjerësisht tema:-emigracioni politk gjatë viteve 1944-1955, ku konkretisht, Prof. Beqir Meta, foli mbi raportin e shoqatës ~Vatra me regjimin komunist, nga partneritet në armiqësi. Prof.Meta, midis të tjerave shpjegoi faktin se si shoqata-Vatra- u kthye në kundërshtare të regjimit komunist, shkaqet e emigracionit të shqiptarëve drejt ShBA. Qëndrimi i diasporës  shqiptare ndaj rregjimit, roli i figurave kryesore në ketë emigracion, lëvizjet e aktivitetet e ndryshme të dy shoqatave kryesore. 

Prof. Hamit Kaba shpjegoi –Emigracionin politik në SHBA pas Luftës së II-të Botërore dhe raportet me emigracionin e vjetër. Prof. Kaba vuri në dukje rolin e emigracioni si urë lidhëse me shtetin dhe vendin e tyre, pamvarësisht se të larguarit nga Shqipëria, diktatura i quante si kriminelë, tradhëtarë, nga v.1994-1954. Ndërkohë ai vuri në dukje se, është vështirë të ndash shqiptarët e Shqipërisë nga Shqiptarët e Kosovës. Gjithashtu Prof. Kaba nënvizoi se,Emigracioni mbas 1944 shënoi ngritje të nivelin intelektual, zgjerim të gjeografisë së emigracionit, emigracioni i minoritarëve.

Demostratat kundër pushtetit komunist. Roli i shoqatës ~Vatra, Shqipëria e Lirë, raportet me komunitetin e shtetin shqiptar, etj. Në vazhdim të këtij paneli Dr. Dorian Koci referoi:-Emigracioni politk përmes dosjeve të UDB: znj. Sonila Boci rreth qëndrimit të Italisë ndaj operacionit  Rollback, znj.Enriketa Pandeleimoni solli kumtesën:-kriminelët e Luftës, emigracioni politk shqiptar në Itali dhe raporti me shtetin komunist shqiptar në v.1945-1955, znj. Leonora laci foli mbi –Komiteti kombëtar Shqipëria e lirë dhe veprimtari e emigracionit në vitet 1949-1953.

Këtë panel e mbylli Dr, Romeo Gurakuqi me kumtesën:- Blloku Kombëtar independet i drejtuar nga Ernest Koliqi.

Në panelin e III-të u trajtua emigracioni politik gjatë viteve 1955-1990.

Znj.Pranvera Dibra evidentoi epilogun e një diktature, nga terroris në të padënueshëm, ndante vetëm një det. Arratisja e peshkatores Dukati në 6 janar 1989. Zoti Gjon Borici, foli mbi përpjekjet e sigurimit të shtetit për të vënë në kontroll emigracionin politik shqiptar në vietet 1945-1974. Fatmir Arifi&Albulenë Halili sollën kumtesën :-roli i emigracionit politik shqiptar nga Kosova në demaskimin e regjimit totalitar jugosllav dhe Sabit Syla mbi emigracionion shqiptar nga Kosova në Evropën Perëndimore në vitet 1960-1970.

Paneli i IV-të dhe i fundit trajtoi temën, “Kujtesa, letërsia dhe emigrimi” ku znj.Kristale Ivezaj i shpjegoi pjesmarrësve projektin –edhe muret kanë veshë, Znj.Elma Ndreca foli mbi refleksione për eksodin e 2 korrikut 1990 dhe rrugën e ambasadave, zoti Enis Sulstarava, emigracioni politik në letërsinë e realizmit socialist, Zoti Lekë Tasi mbi emigracionin antikomunist 1944-1990 dhe z.Andrea Llukani, dritëhije mbi aktivitetin politik të peshkopëve ortodoksë Kurila dhe Kotoko në emigracion.

Theksojmë se pamvarësisht se ishte një konferencë e ngjeshur me tema e cështje të ndryshme, niveli i tyre shkecor dhe puna e thelle studimore e berë nga kumtuesit tërhoqi vemendjen e pjesmarësve, të cilën e ndoqën me interes. Kjo u pa gjatë pushimeve midis paneleve ku pati pyetje dhe diskutime të shumta.

Në konferencë solla në vemendje një fakt se, gjatë studimit të historisë së detarisë, kam konstatuar që ka me dhjetra raste që aratisjet e shqiptarëve janë bërë me mjete të thjeshta detare, që nga barkat, motobarkat apo peshkatoret. Është për të ardhur keq që ka pasur dhe mbytje të këtyre personave, fati i të cilëve nuk dihet ende. Ka persona të zhdukur që figurojnë dhe gjatë rregjimit monist, ngjarje të cilat duhen studjuar, gjatë zbritjes në porte të ndryshme ka pasur marinarë të flotës sonë tregëtare që kanë kontaktuar me emigrantë dhe skanë treguar gjë nga frika e ndëshkimit.

Dikush është përdorur nga sigurimi i shtetit për të verifikuar x emigrant të rrezikshëm për rregjimin komunist. Kam evidentuar se ka pasur dhe shqiptaro-amerikanë që kanë shërbyer në Flotën e 6-të të SHBA. Ata jane nderi dhe krenaria e migracionit tone. Ndërkohë qe familjet e tyre në Shqipëri kanë qenë të survejuara e denigruara. Pra, ka vend për studime, për të nxjerrë në dritën e diellit fakte dhe dokumenta që lidhen me detin dhe marinarët shqiptarë, lidhjet e tyre me emigracionin, për të cilën duhet bashkëpunim.

Mendoj se konferenca ja arriti synimit të saj, sepse nëpërmjet dokumentave të deklasifikuara, botimeve, kumtesave, tregimeve u sollën në vemendjet e opinionit tonë publik, një pjesë e rëndësishme e historisë së popullit tonë, që lidhet me emigarcionin politik në vitet 1944-1990. Konferenca u kthye thuajse ne nje debat publik me qasje europiane, bazuar në dokumente dhe fakte, në filtrin e disiplinës shkencore. Ndaj pjesmarrësit e vleresuan atë me tone pozitive dhe shprehën mirënjohje për organizatorët e saj.