Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ndër të tjera Manastirliu thekson se deri më tani janë kryer 345,934 vaksinime

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend

Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar.”– shkruan Manastirliu.