Ka mbërritur sot në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Trembëdhjetë ditë më parë, Yuri Kim bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Pasaardhsja e Donald Lu, Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.